Këtë verë ka mundësi të mëdha që Edin Dzeko të përfundojë tek skuadra e Interit.
Mediat italiane i kanë dhënë një rëndësi të veçantë këtij lajmi duke marrë parasysh që sulmuesi boshnjak është një emër që pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Antonio Conte.
Benzinë zjarrit i hedh më shumë edhe fakti që Inter mund të shesë Romelu Lukakun për arsye financiare dhe Dzeko është një alternativë shumë e lirë dhe e vyeshme për sulmin duke marrë parasysh kualitetet e tij.
Boshnjaku ka deklaruar publikisht që në fund të këtij sezoni do të largohet nga Giallorossët dhe Neroazzurët kanë një mundësi të artë në duart e tyre.