Rikthimi i Kean, Juventus ofron dy yjet e saj!

Moise Kean ka shumë mundësi që mund të rikthehet përsëri tek skuadra e Juventusit.

Talenti u shit nga Zonja e Vjetër në verën e vitit 2019 tek Everton për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Pas një sezoni jo të mirë, Everton vendosi që ta huazojë atë tek Paris Saint Germain, skuadër kjo me të cilën ka treguar një formë të jashtëzakonshme.

21 vjeçari ka zhvilluar 36 ndeshje duke arritur që të shënojë plot 18 herë dhe ka asistuar një herë.

Juventus i ka ofruar Evertonit shërbimet e mesfushorëve të saj, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here