Atletico Madrid duket se është i mallkuar në këtë pjesë të dytë të sezonit.
Pas ecurisë fantastike në fazën e parë, madrilenët tashmë e shohin veten vetëm 1 pikë përpara Real Madrid dhe 2 pikë para Barcelonës në La Liga.
Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Atletico vuan edhe dëmtimin e lojtarit kryesor të ekipit, Luis Suarez. Sidoqoftë, nuk mbaron me kaq, pasi në ndeshjen e mbrëshme ndaj Betis, janë dëmtuar edhe Joao Felix dhe Trippier.
Të dy lojtarët i janë nënshtruar testeve të mëtejshme, por pritet që minimumi të mungojnë për 2-3 javë. Kështu, Simeone duhet të bëjë pa 2 titullarë të tjerë përveç Luis Suarez tashmë…