Bayern fiton, por nuk mjafton, PSG eleminon Bavarezët

PSG është mundur, por ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Champions League.

Bayern Munich ka shkuar shumë afër përmbysjes së madhe, por pa e arritur atë. Super ndeshja e luajtur në Parkun e Princave është fituar 1-0 nga gjermanët falë një goli të Choupo-Moting në minutën e 40-të.

Parisienët janë hakmarrë për humbjen e pësuar në finalen e sezonit të kaluar dhe kanë arritur të kualifikohen falë fitore 3-2 të marrë në Gjermani para një jave.

Skuadra e Pochettino-s do të përballet në gjysmëfinale me fituesen e Dortmund-City.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here