E bujshme: Duvan Zapata transferohet te gjiganti italian

Duvan Zapata pranë transferimit më të madh në karrierën e tij.

Sulmuesi i Atalantës, Duvan Zapata po bën një tjetër sezon mbreslënës duke realizuar 17 gola në 40 ndeshje të luajtura.

Falë paraqitjeve të mira, kolumbiani kërkohet nga disa gjigantë europian, ndërsa sipas raportimeve të fundit është Juventus klubi që dëshiron shërbimet e 30-vjeçarit.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Biankonerët do të tentojnë transferimin e Zaptas në merkaton e verës.

Morata nuk ka bindur aspak dhe te Zonja e Vjetër e shohin Zapatan si zgjidhjen ideale për vijën e sulmit.

Problemi i vetëm për transferimin e Zapatas është fakti se kolumbiani ka kontratë me Atalantan deri në vitin 2023 dhe vlera e tij në treg është 40 milionë euro.

Mirëpo Biankonerët janë të bindur se mund të arrijnë marrëveshje me Atalantan për një shifër prej 30 milionë eurove.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here