Probleme te Milani, përveç Calhanoglut dhe Donnarummas edhe Kessia ka refuzuar rinovimin e kontratës.
Franck Kessie është lojtari kyç te Milani këtë sezon. Mesfushori ivorian ka luajtur 42 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 11 gola si dhe 5 asistime.
Duke pasur parasysh rëndësinë e tij në skuadër, drejtuesit e Milanit kanë nisur bisedimet me agjentin e Kessie dhe i kanë ofruar kontratë të re me pagë prej 3.5 milionë eurove në sezon.
Mirëpo siç raporton Calcio Mercato, Kessie ka refuzuar ofertën e drejtuesve për rinovimin e kontratës. Kontrata aktuale i skadon në vitin 2022.
Nga kjo situatë e krijuar kërkon të përfitojë Juventusi dhe Biankonerët do të tentojnë transferimin e Kessie këtë verë.
Në rast se nuk arrijnë këtë verë, atëherë te Juventus janë të bindur se verën e ardhshme do të sigurojnë shërbimet e Kessie me parametra zero.