Shkëmbimi i merkatos së verës: Ronaldo largohet nga Juventusi

Cristiano Ronaldo bën gati valixhet, portugezi largohet nga Juventusi.

Cristiano Ronaldo është duke konsideruar largimin nga Juventusi në fund të sezonit. Juventus u eleminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa në Serie A renditen në pozitën e tretë.

Portugezi e ka humbur besimin te projekti i Zonjës së Vjetër dhe nuk beson se do të arrijë ta fitojë Championsin me Biankonerët.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Manchester United dhe Djajtë e Kuq madje kanë gati ofertën joshëse për Juventusin.

United do t’ia ofrojë Juventusit kartonin e Paul Pogba në këmbim të Ronaldos, raporton Calcio Mercato.

Juventus do ta pranojë ofertën e United, pasiqë Biankonerët janë në kërkim të përforcimeve në mesfush dhe Pogba do të ishte njeriu ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here