Formacionet zyrtare: PSG – Bayern Munich

PSG dhe Bayern do të luajnë aktin e dytë të çerekfinaleve të UEFA Champions League mbrëmjen e sotme në “Pard des Princes”. Ndeshja e parë në Gjermani ka qenë fantastike, me francezët që triumfuan 2-3.

Ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare, ku te PSG ka shumë pak ndryshime nga 1 javë më parë. Verratti ishte rikthimi i madh për ekipin e Pochettinos, por italiani e nis nga stoli. Në mesfushë luajnë Paredes-Draxler-Gueye, ndërsa në mbrojtje vendin e Marquinhos e merr portugezi Danilo Pereira.

Në krah konfirmohet titullar Dagba, gjithashtu dhe Diallo. Neymar-Mbappe-Di Maria është treshja e sulmit. Sa i përket Bayernit, trajneri Flick ka qenë shumë i cunguar në zgjedhjet e tij për shkak të mungesave të shumta. Goretzka do të zëvendësohet nga Alaba, i cili lë vend në mbrojtje për Davies. Boateng dhe Lucas Hernandez do të luajnë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Davies dhe Pavard nga krahët. Në mesfushë Kimmich-Alaba, ndërsa prapa sulmuesit Chupo-Moting luajnë Sane, Coman dhe Muller.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here