Sikurse shkruan sot katalanasja “Sport”, Barça ka vendosur të futet në garë për Kun Agüero.
Pas disa ditësh reflektimi, klubi Blaugrana duket i bindur: do të përpiqet ta rekrutojë futbollistin argjentinas, edhe pse nuk ka ndërmend të paguajë shifra të çmendura.
Do t’i bëhet një ofertë, megjithëse futbollisti do të duhet të plotësojë kërkesat e Blaugrana-ve nëse dëshiron ta përfundojë europiane në “Camp Nou”. Operacioni është duke u zhvilluar.
Do të jetë futbollisti, ai që duhet të vendosë në javët e ardhshme, megjithëse Barça është pozicionuar shumë mirë.
Manchester City e njoftoi largimin e Agüero në fund të sezonit vetëm disa ditë më parë. Kun është një institucion i vërtetë dhe për largimin nga “Etihad” kanë rënë dakord të dyja palët, në funksion të interesit të sulmuesit për të kërkuar sfida të reja në futbollin europian.
Nga aty, përfaqësuesit e sulmuesit kanë filluar të dëgjojë propozime në Europë, edhe pse iluzioni i tij është të veshë fanellën Blaugrana me Leo Messi, qoftë edhe për vetëm një sezon.
Do të ketë lehtësira, por Barça gjithashtu ka kërkuar pak kohë për të analizuar të gjithë skenarët e tregut që do të hapen gjatë muajit maj. Në çdo rast, ardhja e mundshme e Kun nuk do të përjashtonte nënshkrimin e një sulmuesi tjetër, dhe nëse është e mundur, të nivelit më të lartë.
Agüero tashmë ka në tryezë një propozim nga Juventusi për dy sezonet e ardhshme. Skuadra bardhezi i ka ofruar gati 10 milionë euro në sezon, me argjentinasin që ndihmohet edhe nga taksimi më i mirë që ekziston në Itali. Një pagë disi më e ulët se ajo që merrte te Manchester City në sezonet e fundit