Shkëmbim spektakolar: Dybala te Chelsea, dy yjet e Bluve te Juventusi

Paulo Dybala i ka ditët e numëruara te Juventusi dhe në verë pritet të largohet nga Zonja e Vjetër.

27-vjeçari u rikthye duke shënuar një gol të bukur ndaj Napolit, mirëpo argjentinasi ka vendosur që të largohet nga Juventusi pas përfundimit të sezonit.

Interesim për Dybalan kanë shfaqur PSG, Manchester United, Real Madrid, Barcelona, ndërsa së fundmi garës i është bashkuar edhe Chelsea.

Tuchel e sheh Dybalan si përforcimin ideal për skuadrën e tij dhe ia ka kërkuar Abramovichit me çdo kusht transferimin e argjentinasit.

Dybala do të jetë lojtari kryesor te Chelsea dhe 27-vjeçari është i gatshëm të transferohet në Stamford Bridge.

Për të siguruar kartonin e Dybalas, Blutë e Londrës do tia ofrojnë Juventusit kartonin e Jorginhos dhe Emerson Palmierit, si dhe një shumë parash.

Biankonerët pritet ta pranojnë ofertën e Chelsea, pasiqë Jorginho dhe Palmieri janë në shënjestrën e Juventusit për një kohë të gjatë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here