Borussia Dortmundi dhe Manchester City zhvillojnë ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, në të cilën do të vendoset se cila skuadër do të vazhdojë në gjysmëfinale.
Sfida e parë e zhvilluar në Etihad Stadium u mbyll me fitoren e Citizens me rezultat 2-1.
Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Hitz; Morey, Akanji, Hummels, Guerreiro; Emre Can, Dahoud, Bellingham; Reus, Haaland, Knauff.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Walker, Stones, Rúben Dias, Zinchenko; De Bruyne, Rodri, Gündogan; Mahrez, Bernardo Silva, Foden.