Formacionet zyrtare: Liverpool – Real Madrid

Mbrëmjen e sotme do të shijojmë dy super ndeshje të tjera të fazës çerekfinale të UEFA Champions League. Ndeshja më e forta natyrisht është ajo mes Liverpool dhe Real Madrid, që do të zhvillohet në “Anfield”.

Ndeshja e parë ka përfunduar 3-1 për Realin, që në këtë ndeshje vjen me një eksperiment të çmendur të Zidane. Trajneri francez, në mungesë të Lucas Vasquez, i ka besuar krahun e djathtë të mbrojtjes Fede Valverdes, një mesfushori tipik.

E çuditshme si zgjedhje, por Zidane kështu e ka menduar. Pjesa tjetër e lojtarëve janë ata që luajtën një javë më parë, ku në sulm janë Asensio, Vinicius dhe Benzema. Te Liverpooli gjithashtu nuk ka shumë ndryshime. Në mbrojtje luajnë nga krahët Robertson e Arnold, ndërsa në qendër Philips me Kabak. Mesfusha është e përbërë nga Milner-Ëijnaldum-Fabinho, ndërsa sulmi me Mane-Salah-Firmino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here