Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti, është një emër që çdo ditë e më shumë po kërkohet nga skuadrat e mëdha italiane, raporton kështu Tuttosport.
AC Milan, Inter, Roma dhe Napoli janë skuadrat që kanë shfaqur interesim të madh për 27 vjeçarin, kontrata e të cilit me Torinon skadon në vitin 2022.
Mirëpo interesimi nuk është vetëm nga Italia për shkak se skuadra nga Premier League si Manchester United, Chelsea dhe Tottenham.
Torino pritet ta ketë thuajse të pamundur që ta mbajë atë të paktën edhe për një sezon në skuadër.