Manchester United kërkojnë transferimin e Varane!

Djajtë e Kuq janë në kërkim të një partneri ideal për Harry Maguire.

Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit Raphael Varane mirëpo po shpreson që të negociojë me Real Madrid për të ulur sadopak çmimin e tij, raporton Daily Mail.

Varane është përfolur shumë që pas këtij sezoni do të largohet nga Real Madrid për një aventurë të re dhe aftësitë e tij padyshim që do i siguronin një vend titullari tek Manchester United.

Mirëpo United po pret që Real Madrid të ulë çmimin e tyre prej 70 milionë eurosh për shërbimet e mbrojtësit francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here