Alvaro Morata me shumë mundësi do të largohet nga skuadra e Juventusit gjatë kësaj vere dhe tashmë për Juventusin është shumë e qartë se kush do të zërë vendin e tij.
Sergio Aguero do të largohet këtë verë nga Manchester City dhe Zonja e Vjetër ka filluar punën për ta sjellë atë në Torino.
Siç raporton e përditshmja spanjolle Sport, Biankonerët tashmë e kanë shndërruar në një prioritet argjentinasin.
Biankonerët mund ta mposhtin shumë lehtë edhe konkurencën e skuadrës së Barcelonës, duke i ofruar një pagë prej 12 milionë eurosh në sezon, gjë të cilën katalanasit po mundohet që me bisedime ta ulin.