Marrëveshja është arritur: Milik rikthehet në Serie A

Arkadiusz Milik rikthehet në Itali.

Sulmuesi i Napolit i huazuar te Marseille, Arkadiusz Milik do të rikthehet në Serie A pas përfundimit të sezonit, pasiqë francezët nuk do ta blejnë kartonin e tij.

Milik u largua nga Napoli në janar dhe në kampionatin francez ka shënuar pesë gola në dhjetë ndeshje të luajtura me Marseille.

Calcio Mercato, raporton se Milik ka arritur marrëveshje me Juventusin dhe se Biankonerët do të paguajnë 12 milionë euro për kartonin e bomberit polak.

Interesim për Milik kanë shfaqur Milan dhe Inter, mirëpo polaku ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventus.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here