Nuk ka përmbysje, Reali kualifikohet në gjysëmfinale

Nuk ka histori, as remuntada! Jo kundër këtij Real Madrid dhe jo për një Liverpool që ka humbur magjinë dhe urinë.

Skuadra e Zidane kalon në gjysmëfinalen e Champions League duke menaxhuar më së miri suksesin në Valdebebas në ndeshjen e vajtjes (3-1).

Në Anfield Road nuk ka gola dhe shumë emocione, por vetëm zemër nga djemtë e Klopp që provuan deri në fund por mbrojtja “blancos” ishte e pakalueshme, ashtu sikurse pasaktësia e sulmuesve Reds vendimtare.

Sidomos me Salah që kishte rastin që në fillim të zhbllokonte ndeshjen por gaboi totalisht duke u hipnotizuar edhe nga Cortuois.

Më pas, Benzema do të godiste shtyllën. Në pjesën e dytë, Liverpool dominoi duke provuar por nuk mundi të dërgonte topin në rrjetë.

0-0 që mjafton për Realin e Zidane, i cili tashmë në gjysmëfinale do të ketë të bëjë me Chelsea dhe është një hap larg finales së madhe të Stambollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here