Mediat italiane po raportojnë që një shkëmbim i bujshëm në mes të Juventusit dhe Chelseas po bëhet gati të ndodhë këtë verë.
Calciomercato raporton që Juventusi është e gatshme të falë shërbimet e Alex Sandros për të marrë Emerson Palmierin pasi ai paguhet plot 6 milionë euro në sezon.
Thoma Tuchel nga ana tjetër e mirëpret një marrëveshje të tillë pasi është një fans i lojës së tij dhe e kërkoi transferimin e tij edhe kur ishte pjesë e skuadrës së Paris Saint Germain.
Emerson nga ana tjetër është një objektiv i kahmotshëm i Zonjës së Vjetër dhe tashmë duket se ka ardhur momenti për transferimin e tij.