La Repubblica: Calhanoglu tek rivalët e Milanit këtë verë!

Hakan Calhanoglu po kalon nëpër një situatë aspak të favorshme tek Milan pasi nuk po arrin të gjejë një marrëveshje me Rossonerët për të rinovuar kontratën.

Shkaku kryesor mbetet kërkesa e turkut për një rritje page.

E përditshmja italiane La Repubblica ka raportuar që Juventus është duke planifikuar një transferim të turkut gjatë kësaj vere.

Kjo për faktin që Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot pritet të largohen duke krijuar kështu hapësira për ardhje të reja.

Zonja e Vjetër do të jetë në gjendje për ti ofruar një pagë më të lartë atij dhe sipas La Repubblicas ky do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për vendimin përfundimtar të turkut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here