Milani në ankth: Barcelona kërkon yllin e Rossonerëve!

Tek Milan nuk duken aspak të qetë për faktin se skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim për transferimin e Alessio Romagnolit i cili ka një kontratë që i skadon në vitin 2022.

Qëndrimi i tij tek Milan duket shumë i vështirë për tu zgjatur përtej kësaj vere.

Romagnoli aktualisht ka një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon dhe Milan nuk i ka premtuar deri më tani një rritje page atij.

Barcelona ka një kohë që është vënë në ndjekje të tij dhe me një agjent si Mino Raiola gjithçka është e mundur këtë verë.

Milan duket e shqetësuar shumë mirëpo do të tentojë të paktën blerjen përfundimtare të Fikayo Tomorit i cili ka ardhur në formë huazimi nga skuadra e Chelseas.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here