Juventus goditje në mesfushë për 35 milionë euro!

Juventus ka kohë që është duke ndjekur me kujdes situatën nëpër të cilën po kalon Manuel Locatelli dhe tashmë mesa duket momenti për blerjen e tij ka ardhur.

Vetë futbollisti deklaroi që është gati për një kërcim të madh në karierën e tij duke i hapur dyert kështu Zonjës së Vjetër e cila ka kohë që po pret një përgjigje të tillë.

Ish futbollisti i Milan vlerësohet me një shifër prej 35 milionë eurosh nga skuadra e Sassuolos.

Mirëpo Corriere dello Sport shkruan që Juventus duhet të nxitojë për të arritur një blerje të tillë për shkak se futbollisti mund të largohet edhe jashtë Italisë në qoftë se vjen oferta e duhur tek Sassuolo e cila është në krizë financiare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here