Ofertë 50 milionë euro, bye bye Conte!

E ardhmja e Antonio Contes tek Inter deri para disa javësh dukej se ishte e sigurt mirëpo ditëve të fundit në drejtim të tij ka ardhur një ofertë prej plot 50 milionë eurosh.

Është skuadra e Tottenham Hotspur që ka bërë një ofertë të tillë për trajnerin i cili ka vetëm edhe një vit kontratë me Neroazzurët.

Antonio Conte mund të vijë në krye të Tottenham gjatë kësaj vere për shkak se presidenti Levy po bëhet gati ta shkarkojë Jose Mourinhon për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon.

Londinezët janë duke bërë gati një ofertë me një kontratë 3 vjeçare ku italiani do të përfitojë 17 milionë euro në sezon, ofertë kjo që vështirë mund të refuzohet nga Conte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here