Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos pritet që të largohet kur kontrata e tij me këtë skuadër do të përfundojë në fund të këtij sezoni, raporton kështu Cadena Ser.
Një kontratë e re i është ofruar atij mirëpo ai ka refuzuar për shkak se kërkonte një kontratë me afat 3 vjeçar, gjë të cilën nuk ja ofroi Florentino Perez.
Madje në ofertë flitet se ishte përfshirë edhe një ulje 10% e pagës për të mbushur arkat e skuadrës dhe një gjë e tillë u refuzua nga kapiteni.