Zidane kërkon transferimin e Olmos

Zinedine Zidane ka vendosur të qëndrojë te Reali edhe pas këtij sezoni pamvarsisht rezultatateve në Champions League dhe La Liga.

Francezi mund ta rinovojë kontratën me Realin deri në vitin 2024 dhe do të ketë të drejtë të zgjedh rreth transferimeve.

Futbollisti i parë të cilin Zidane e dëshiron në merkaton e verës është Dani Olmo. Zidane ia ka kërkuar Perezit transferimin e mesfushorit spanjoll.

Olmo ka realizuar pesë gola dhe 11 asistime në 40 ndeshje të luajtura këtë sezon, ndërsa për kartonin e tij Reali do të duhet të paguaj 40 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here