E bujshme: Gattuso ka gjetur skuadrën e re

Aventura e Gattussos te Napoli drejt fundit.

Edhe pse ka deklaruar se është i fokusuar te Napoli, Gennaro Gattuso në verë do të largohet nga San Paolo.

Mediat italiane raportojnë se Gennaro Gattuso nga sezoni i ardhshëm do të jetë trajner i Fiorentinës.

Gattuso është në bisedime të avancuara me Fiorentinën dhe marrëveshja është vetëm çështje kohe.

Rino do të firmos kontratë dy vjeçare me Fiorentinën ku do të fitojë 2 milionë euro në sezon.

Gattusos i skadon kontrata me Napolin në fund të sezonit, ndërsa De Laurenttis ende nuk i ka ofruar kontratë të re.

Napoli gjendet në pozitën e pestë në Serie A me dy pikë më pak se Atalanta në vend të katërt.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here