Juventus është duke planifikuar merkaton e kësaj vere e cila sipas shumë gjasave do të jetë e mbushur me shumë të papritura.
Mauro Icardi pritet që të jetë sulmuesi i ri i Zonjës së Vjetër dhe deri më tani ishte menduar që i sakrifikuari i skuadrës do të ishte Paulo Dybala por gjërat duket se kanë ndryshuar.
Cristiano Ronaldo mund të përdoret për tu shkëmbyer me ish sulmuesin e Interit i cili dëshirohet shumë nga Agnelli.
Për Juventusin kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për shkak se paga e lartë e Ronaldos i ka shkaktuar shumë telashe financave të skuadrës dhe gjithashtu do të sillnin në skuadër një emër kualitativ si argjentinasi.