Shkëmbim gjigant: Romagnoli tek United, ylli i Djajve të Kuq vjen në San Siro!

Milani po bëhet gati për merkaton e verës dhe tashmë një shkëmbim me skuadrën e Manchester United është duke u planifikuar.

Manchester United tashmë ka kthyer vëmendjen kah Milan pasi dështuan që të transferojnë Raphael Varane nga Real Madrid tashmë do tentohet Alessio Romagnoli.

Donny van de Beek pritet që të zbarkojë në Milano në shkëmbim të tij, marrëveshje kjo që nuk i përshtatet aspak Juventusit e cila ishte shumë e interesuar për transferimin e mesfushorit holandez.

Vetë holandezi tashmë ka vendosur të marrë si agjent Mino Raiolan, i cili ka në dorë edhe kapitenin e Milanit duke bërë tashmë që gjithçka të varet nga ai këtë verë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here