Pirlo humbet yllin e skuadrës për derbin me Atalantën

Cristiano Ronaldo po mbyll një javë për t’u harruar.

Pas zemërimit të tij monumental në fund të fitores ndaj Genoa, flakja e fanellës dhe grushta në murin e dhomës së zhveshjes, portugezit i duhej të justifikonte veten në ndeshjen themelore të nesërme kundër Atalantës.

Bardhezinjtë duhet të fitojnë për të qëndruar në pozitat e Champions-it, por nuk do të jenë në gjendje të llogarisin lojtarin e tyre më të rëndësishëm. Vetë Andrea Pirlo e njoftoi këtë në një konferencë për shtyp: “Ronaldo nuk do të luajë, sepse nuk është shëruar nga një problem në kofshë. Duke luajtur nesër, ky dëmtim mund të bëhet serioz”.

Trajneri zbuloi se portugezi e ka ndier shqetësimin të hënën: “Ai nuk mund të sforcohet siç dëshiron. Grumbullimi i kaq shumë lojërave nuk e ka lejuar atë të rimëkëmbet fizikisht, ndaj preferojmë ta lëmë të pushojë. Do ta kemi të freskët për të mërkurën, kundër Parmës”. Kundër zikaltërve të Gasperini, sulmi do t’i besohet dyshes Morata-Dybala, me argjentinasin që po rimëkëmbet gradualisht, drejt formës më të mirë pas tre muajsh jashtë fushave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here