Shkëmbim spektakolar: Romagnoli te Tottenham, ylli i Spurs te Milani

Alessio Romagnoli në shënjestrën e Tottenham.

Mbrojtësi i Milanit, Alessio Romagnoli duket se i ka ditët e numëruara në San Siro.

26-vjeçari e ka humbur vendin e titullarit te Milani dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet pas përfundimit të sezonit.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Tottenham synon transferimin e italianit dhe madje kanë përgatitur ofertën për Milanin.

Spurs do tia ofrojnë Rosonerëve kartonin e Davinson Sanchez në këmbim të Romagnolit.

Milan ka shfaqur më parë interesim për Sanchez dhe Rosonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën e Spurs.

Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here