Milan transferon një mbrojtës nga Serie A!

AC Milan duket se është skuadra favorite për të siguruar shërbimet e German Pezzellas nga skuadra e Fiorentinës, raporton Calciomercato.

Qendër-mbrojtësi akoma nuk ka rinovuar me skuadrën nga Firence dhe Milan po kërkon ta shfrytëzojë këtë situatë sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Kjo për faktin se ata nuk janë të vetmit të interesuar për 29 vjeçarin pasi edhe Roma e Napoli kanë shfaqur interesim për blerjen e shërbimeve të tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here