Super shkëmbim: Alex Sandro Largohet nga Juventus

Alex Sandro bën gati valixhet, braziliani drej transferimit në Angli.

Mbrojtësi i Juventusit, Alex Sandro është i lidhur me një largim nga Zonja e Vjetër për një kohë të gjatë.

Braziliani ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2023, ndërsa Chelsea synon transferimin e 30-vjeçarit në merkaton e verës.

Thomas Tuchel ia ka kërkuar drejtuesve transferimin e Sandros dhe Blutë e Londrës kanë përgatitur ofertën për Juventusin.

Chelsea do tia ofrojë Juventusit kartonin e Emerson Palmierit dhe 15-20 milionë euro në këmbim të Sandros.

Biankonerët janë të gatshëm ta pranojnë ofertën dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here