Ndeshja ndaj Atalantas solli vetëm të këqija për skuadrën e Andrea Pirlos.
Përveç humbjes, mesfushori i kësaj skuadre Arthur zhvilloi një paraqitje që la shumë për të dëshiruar duke bërë kështu që mediat të fillojnë kritikat ndaj tij.
Largimi i Miralem Pjanic tek Barcelona ka qenë gjithashtu një dështim pasi Koeman nuk po e llogaritë aspak boshnjakun ku paraqitjet gjatë këtij sezoni kanë qenë të pakëta.
Arthuro i kushtoi Biankonerëve plot 82 milionë euro duke marrë parasysh edhe bonuset, fakt ky që po i jep kokëdhembje Agnellit i cili e ka të pamundur ta shesë atë me këtë çmim që e ka blerë.
Hipoteza më e mundshme është që ai mund të përdoret në një shkëmbim të mundshëm mes tij dhe Mauro Icardit.