Pjanic rikthehet në Serie A, tashmë tek rivalët e Zonjës së Vjetër!

Konfirmimi i Ronald Koeman në stolin e Barcelonës do të thotë vetëm një gjë për Miralem Pjanic, largimin nga katalanasit gjatë kësaj vere.

Mesfushori ka zhvilluar shumë pak minuta nën urdhërat e tij dhe rikthimi në Serie A po shihet si një mundësi reale por kësaj rradhe jo tek skuadra e Juventusit.

Interi është skuadra që ka shfaqur interesim për blerjen e tij por në këto momente Neroazzurët janë fokusuar vetëm tek fitimi i titullit në Serie A.

Për skuadrën e Contes transferimi i boshnjakut është më i arritshëm se kurrë për shkak se Barcelona do kërkojë me çdo kusht shitjen e tij për të mbushur arkën e zbrazur të klubit dhe gjithashtu nuk është më në planet e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here