Florenzi në Serie A, nuk bëhet fjalë për Interin!

Alessandro Florenzi me shumë mundësi do të vijë në Serie A por jo tek Interi siç e mendonin të gjithë.

PSG duket se nuk është e interesuar për blerjen e tij mirëpo Roma nuk pritet ta mbajë atë në skuadër për shkak se nuk është në planet e trajnerit Paulo Fonseca.

Bëhet fjalë për Milanin e cila është e gatshme të mposhtë edhe konkurencën e Interit dhe financat duket se nuk janë problem për kuqezinjtë.

Paolo Maldini është duke punuar fuqishëm për një transferim të tillë dhe duket se Interi i gjendur në një krizë ekonomike nuk do ketë mundësinë për të rivalizuar shumë me rivalin e qytetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here