Merkatoja e Milanit këtë verë pritet që të jetë shumë e ngjeshur për shkak se do të ketë edhe disa largime që nuk priteshin disa javë më parë.
Rossonerët kanë vendosur që të nxjerrin në shitje Rafael Leaon, i cili gjatë kësaj vere mund të huazohet pastaj pas një sezoni të shitet përfundimisht.
Një lëvizje të tillë nuk e priste askush nga Paolo Maldini mirëpo kriza ekonomike dhe nevoja e një sulmuesi të ri ka detyruar atë që të marrë një vendim të tillë.
Ajo që mbetet më interesante është që talenti i lindur në 1999 mund të transferohet tek ndonjë skuadër në Serie A por nuk është cekur ndonjë emër konkret.