De Paul ka vendosur, transferohet tek gjiganti i Serie A!

Mesfushori i skuadrës së Udineses, Rodrigo De Paul është një emër shumë i kërkuar në futbollin italian dhe tashmë duket se ka vendosur për skuadrën e tij të ardhshme.

Edhe pse Juventusi ishte duke punuar fuqishëm për transferimin e tij duket se Beppe Marotta është duke bërë gati një dhuratë të tillë për Antonio Conten, i cili pëlqen shumë karakteristikat e argjentinasit.

Marotta tashmë ka bërë gati planin e tij ku ka përfshirë në bisedime dy emra: portierin Radu dhe sulmuesin Pinamonti që pritet të shkëmbehen me De Paul dhe Udinese do përfitojë një shumë prej 12-15 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here