Kean rikthehet tek Juventus, shkëmbehet me yllin e Zonjës së Vjetër!

Juventus është penduar shumë për shitjen e Moise Kean tek Everton mirëpo një rikthim i tij nuk pritet të jetë një lëvizje shumë e lehtë gjatë kësaj vere.

Mirëpo Biankonerët kanë në plan që rikthimin e tij ta arrijnë me anë të një shkëmbimi dhe Carlo Ancelotti duket se është pro një lëvizje të tillë.

Bëhet fjalë për Adrien Rabiot i cili pëlqehet shumë nga trajneri i Toffees mirëpo nga ana tjetër nuk është më në planet e Biankonerëve dhe arritja e një marëveshjeje për të duket shumë lehtë për tu arritur.

Mirëpo përveç francezit, në marrëveshje mund të përfshihet edhe Merih Demiral dhe në këtë mënyrë Zonja e Vjetër nuk do ofrojë para pasi vlera e Kean vlerësohet rreth 50 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here