Neymar dëshiron të rikthehet tek Barcelona!

Futbollisti i skuadrës së Paris Saint Germain, Neymar raportohet se është i gatshëm për tu rikthyer tek skuadra e Barcelonës.

Gjatë kohës sa ishte pjesë e katalanasve kjo skuadër ishte duke kaluar vitet më në formë ku në sulm ishte së bashku me Suarez dhe Messin.

Presidenti i ri Juan Laporta raportohet se është duke punuar për rikthimin e tij mirëpo pozita e vështirë ekonomike e Barcelonës nuk i jep shumë mundësi atij për të ‘manovruar’ në merkato.

Paga e tij mbetet problemi më i madh pasi aktualisht ai paguhet rreth 70 milionë euro në sezon, shifër kjo e papërballueshme nga katalanasit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here