Interi nuk gjendet në një pozitë të mirë financiare dhe kjo pritet të ndikojë shumë edhe në merkaton e verës.
Kjo pasi trajneri i kuqezinjëve, Stefano Pioli ka kërkuar nga Paolo Maldini transferimin e futbollistit të Interit, Roberto Giaglardini.
Pioli nuk është i kënaqur me paraqitjet e Meites dhe për këtë arsye po kërkon transferimin e mesfushorit zikaltër, për ti dhënë gjithashtu një shtysë shtesë edhe Franck Kessie.
Inter me një borxh tejet të madh të akumuluar ndër vite është e pafuqishme të ndalë diçka të tillë dhe ka pranuar largimin e tij për një shifër prej 15 milionë eurosh.