Juventus 50 milionë euro për sulmuesin e ri!

Juventus nuk e ka ndërmend që të kursehet sa i përket repartit të sulmit pasi është duke përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh në drejtim të PSG për Mauro Icardin, raporton Calcio Mercato.

Gjiganti i Ligue 1 është shprehur i gatshëm për të dëgjuar ofertat që do të vijnë për argjentinasin i cili pritet të largohet këtë verë dhe me shumë mundësi do të rikthehet në Serie a por kësaj rradhe tek rivalët e Interit.

Shifra prej 50 milionë eurosh është e panegociueshme mirëpo edhe Juventus duket e gatshme për të ofruar një gjë të tillë për shkak se Morata nuk është një emër që premton për sezonin e ardhshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here