Ylli i Lyon dhe i Holandës do të jetë i disponueshëm për tu transferuar gjatë kësaj vere.
Memhpis Depay mbetet akoma një objektiv shumë i rëndësishëm për skuadrën e Barcelonës, raporton RMC Sport.
Skuadra spanjolle ka që prej verës së kaluar që ka shfaqur interesim të madh për holandezin dhe kjo verë është mundësia ideale për blerjen e tij pasi i skadon kontrata që ka me skuadrën e Lyon.
Ronald Koeman ka punuar me të gjatë kohës kur drejtonte Holandën dhe për këtë arsye e dëshiron përsëri nën urdhërat e tij atë.