Shkëmbim spektakolar: Kondogbia rikthehet në Serie A

Mediat spanjolle kanë lëshuar lajmin e bujshëm, Geoffrey Kondogbia rikthehet në Itali.

Ish-mesfushori i Interit, Geoffrey Kondogbia mund të rikthehet në Itali, raportojnë mediat spanjolle.

Kondogiba po bën një sezon solid te Atletico, mirëpo Simeone nuk është i kënaqur me francezin dhe nga kjo situatë kërkon të përfitojë Interi.

Neroaxurët janë të interesuar që ta rikthejnë francezin në rradhët e tyre dhe madje kanë përgatitur ofertën për Atleticon.

Inter do t’ia ofrojë Atleticos kartonin e Vidal dhe 5 milionë euro në këmbim të Kondogbias.

Vidal pëlqehet nga Simeone dhe do të ishte përforcim i duhur për vijën e mesfushës, pasiqë Herrera dhe Torreira do të largohen nga wanda Metropolitano në fund të sezonit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here