Super shkëmbim: Brozovic në Old Trafford, ylli i United te Interi

Inter dhe Manchester United kanë gati super shkëmbim për merkaton e verës.

Marcelo Brozovic është njëri nga lojtarët më të përfolur te Interi. Zërat për largimin e kroatit nga Interi sa vijnë e shtohen.

Interesim për Brozovic kanë shfaqur disa gjigantë europian, mirëpo Manchester United është favorit për të siguruar shërbimet e 28-vjeçarit në rast se ai largohet nga Interi.

Calcio Mercato, raporton se Djajtë e Kuq kanë përgatitur ofertën për Brozovic. United do t’ia ofrojë Interit kartonin e Eric Bailley dhe 25 milionë euro.

Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet pritet të fillojnë së shpejti, shkruan Calcio Mercato.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here