Duke shfrytëzuar krizën ekonomike që ka kapluar skuadrën e Barcelonës, Juventus po bëhet gati për të sjellë në Torino Ousmane Dembelen.
Francezi i cili ka edhe 14 muaj kontratë të mbetura me katalanasit akoma nuk po gjen gjuhën e përbashkët me katalanasit për të rinovuar kontratën.
23 vjeçari po përjeton situatën e njejtë me Paulo Dybalan dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të vijë tek Juventus me parametra 0 pasi Zonja e Vjetër mund të presë për atë edhe një vit tjetër.
Këtë verë Laporta e ka bërë të ditur që ai nuk do të largohet për më pak se 50 milionë euro.
Për Biankonerët kjo është mundësia e duhur për të arritur blerjen e tij pasi katalanasit do shesin një numër të konsiderueshëm të futbollistëve që deri disa muaj më parë konsideroheshin të paprekshëm.