Kaio Jorge tek gjiganti i Serie A!

Në orët e fundit lëvizjet për merkato kanë qenë të mëdha duke mos përjashtuar kështu as skuadrën e Lazios e cila ka kthyer sytë kah Brazili.

Bëhet fjalë për talentin e skuadrës së Santosit, Kaio Jorge i cili është një emër që po kërkohet nga skuadrat më të mëdha italiane si Milan, Juventus, Roma por Lazio duket favoritja për transferimin e tij.

Me një kontratë që skadon në dhjetor të 2021, Lazio është duke përgatitur një ofertë prej 15 milionë eurosh.

Burime të afërta me klubin brazilian kanë konfirmuar për calciomercato.it se negociatat me skuadrën italiane tashmë kanë filluar dhe deri këtë verë mund të ketë ndonjë marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here