United ‘shuplakë’ Milanit, shet Dalot tek rivalët e Rossonerëve!

Kur të gjithë po prisnin që Diogo Dalot këtë verë të blihej përfundimisht nga skuadra e Milanit, një lëvizje e çuditshme ka ardhur nga Manchester United e cila duket se ka ndërruar mendje.

Kjo për shkak se Napoli ka shfaqur interesim për të blerë atë dhe Djajtë e Kuq janë duke e shqyrtuar seriozisht një mundësi të tillë.

Elseid Hysaj pritet të largohet këtë verë dhe hapësirë e madhe po krijohet tek Napoli e cila është e vendosur për një investim të majmë në repartin e mbrojtjes.

Futbollisti i lindur në 1999 ka një kontratë deri në 2023 me Manchester United dhe me një vlerë prej 22 milionë eurosh, shumë kjo që Napoli është shprehur e gatshem ta paguajë dhe ky pritet të jetë çelësi i fitores së napolitanëve kundrejt kuqezinjëve në këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here