Gerard Deolofeu mund të rikthehet përsëri në La Liga, raporton kështu Calciomercato.it.
27 vjeçari ka një kontratë me Udinesen që skadon në vitin 2024 mirëpo skuadra nga Serie A ka shprehur gatishmërinë për shitjen e tij nëse një ofertë e pranueshme vjen.
Skuadra spanjolle tashmë ka filluar bisedimet me futbollistin dhe pritet që javëve të ardhshme një marrëveshje mes palëve të arrihet.