Bombë nga Italia: Del Piero merr drejtimin e gjigantit italian

Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero rikthehet në futbollin italian.

E përditshmja italiane Il Messagero, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Alessandro Del Piero do ta marrë drejtimin e Juventusit.

Del Piero do të rikthehet te Zonja e Vjetër, jo si trajner, por si president i klubit në vend të Andrea Agnellit.

Bordi ekzekutiv i Juventusit pritet ta shkarkojë Agnellin nga pozita e presidentit, pas dështimit me Super Ligën dhe Del Piero është favorit për tu ulur në krye të klubit.

Del Piero u transferua te Juventusi në vitin 1993 për 2.5 milionë euro nga Padova dhe për Zonjën e Vjetër ka luajtur deri në vitin 2012.

Në 705 ndeshje me Biankonerët, Del Piero ka shënuar 290 gola.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here