Në rast se kjo do të jetë fanella e Milanit për sezonin e ardhshëm, atëherë PUMA ka bërë një punë të shkëlqyeshme.
Që nga sezoni 2018 është PUMA ajo që dizejnon fanellat e Milanit.
Kompania gjermane nuk ka zhgënjyer aspak me dizajnet e saja, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon fanella për sezonin 2021-22.
Në foto shihet fanella e re e Milanit që ngjason me fanellat e sezonit 2004-05. Tuttosport shkruan se futbollistët e Milanit do ta veshin fanellën e re kah fundi i këtij sezoni.
👀 @acmilan pic.twitter.com/AdK8J5x58N
— MilanNews.it (@MilanNewsit) April 23, 2021