Tre goditje për Champions: Milan transferon tre yje në merkaton e verës

Te Milan kanë filluar të punojnë për sezonin e ardhshëm dhe Rosonerët synojnë të përforcojnë çdo pozicion.

Milan do të zhvillojë një garë të ashpërt në gjashtë xhirot e fundit për tu kualifikuar në Champions League.

Rosonerët renditen në pozitën e dytë me vetëm 3 pikë më shumë se Napoli në pozitën e pestë.

Te Milan janë të bindur se do të kualifikohen në Champions Legue dhe Rosonerët dëshirojnë ta përforcojnë skuadrën me tre goditje.

Goditja e parë do të jetë për vijën e mbrojtjes dhe objektivi kryesorë është Sven Botman. Milan ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Lille, mirëpo Rosonerët do të duhet të paguajnë më së paku 30 milionë euro për kartonin e tij.

Për vijën e mesfushës Milan synon transferimin e Dani Ceballos nga Real Madrid. Spanjolli do të rikthehet te Reali, pasiqë Arsenali nuk do ta blej kartonin e tij. Rosonerët synojnë huazimin e Ceballos me opsion blerjeje dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.

Për vijën e sulmit Milan do të transferojë Florian Thauvin me parametra zero. Francezi është në shënjestrën e Milanit për një kohë të gjatë dhe palët thuhet se kanë arritur marrëveshje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here